OKB: Në Madaya po vdesin nga uria 
të evakuohen urgjentisht 400 persona

OKB: Në Madaya po vdesin nga uria <br />të evakuohen urgjentisht 400 persona
Rreth 400 njerëz në qytetin sirian Madaya duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor, bën me dije shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.

O'Brien ka folur pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent për të diskutuar krizën në qytetin rebel afër Damaskut.

Më parë, një kamion dërgoi ushqim për 40.000 banorët e qytetit, të cilët kanë qenë nën rrethim e qeverisë për disa muaj. OKB-ja raporton se shumë njerëz po vdesin nga uria. Popullsia e Madayas vuan nga uria pas gjashtë muajve rrethim nga ushtria siriane.

Sipas një marrëveshje midis palëve ndërluftuese, kamionët e ndihmës kanë hyrë në dy qytetet e rrethuara nga forcat rebele në provincën veriore të Idlib .

Situata në  Foah dhe Kefraya raportohet të jetë e tmerrshme, me rreth 20,000 njerëz të bllokuar qysh nga muaji mars.

Madaja kontrollohet nga forcat rebele. Banorët kanë marrë ndihmat e fundit ushqimore në muajin tetor.

Konflikti në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe janë  vrarë mbi 250,000 njerëz. Kombet e Bashkuara thonë se 13.5 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë. Luftimet kanë detyruar mbi 4 milionë persona të ikin nga vendi, ndërsa kanë zhvendosur 6.6 milionë të tjerë brenda Sirisë.

Më 25 janar, në Gjenevë, pritet që palët luftuese të ulen në një tryezë bisedimesh, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0