OKB: Mbi 700 emigrantë të 
mbytur ditë e fundit në Mesdhe

OKB: Mbi 700 emigrantë të <br />mbytur ditë e fundit në Mesdhe
Agjencia për Emigrantët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara raporton një shifër të frikshme për emigrantët e mbytur në detin Mesdhe ditët e fundit.
 
Sipas kësaj agjencie, më shumë se 700 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën në det në ditët e fundit si pasojë e mbytjeve të disa anijeve të nisura nga brigjet libiane. Anijet janë raportuara të mbytura në jug të Italisë të mërkurën, të enjten dhe premten ndërsa emigrantët po tentonin të mbërrinin në Europë.
 
Ngrohja e motit ka shtuar trafikun e anijeve në detin Egje duke bërë që mijëra azilkërkues nga Afrika, kryesisht sirianë të ndërrmarin udhëtimin për një jetë më të mirë në vendet e Europës.
 
Linja Libi-Itali është shndërruar në trajektoren kryesore të lëvizjes së emigrantëve përsa kohë marrëveshja mes BE dhe Turqisë ka sjellë reduktimin e trafikut drejt Greqisë.
 
Sipas UNHCR rreth 100 emigrantë raportohen të zhdukur nga mbytja e një anije të mërkurën, 550 të tjerë dyshohet se u mbytën të enjten në mëngjes disa orë pasi u nisën nga porti Sabratha i Libisë ndërsa trupat e 45 emigrantëve të tjerë u nxorrën nga deti në orët e fundit, por ka dyshime se numri i të mbyturve mund të jetë më i madh se 900.
 
Ndërkohë autoritetet italiane kanë shpëtuar më shumë se 600 emigrantë një ditë më parë duke e çuar në 13 mijë numrin e të shpëtuarve vetëm gjatë kësaj jave të mbijetuarit janë tramsportuar në portet italiane të Tarantos dhe Pozzallos.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar