OKB: Në Siri krime kundër
njerëzmit, tjetër masakër civilësh

OKB: Në Siri krime kundër <br />njerëzmit, tjetër masakër civilësh
Komisionerja e Lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillai, tha sot se forcat e armatosura siriane dhe trupat e milicive ‘shabbiha’ që akuzohen për masakrën e ndodhur ne Hula mund të akuzohen për krime kundër njerezimit.

Një fjalim në emër të komisoneres së lartë u lexua sot në takimin urgjent të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB: “ Këto veprime mund të përputhen me klasifikimin si krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera ndërkombëtare dhe janë tregues të një qasjeje për sulme të përhapura apo sistematike kundër popullatës civile që kryhen pa u ndëshkuar”.

“Unë theksoj se ata që urdhërojnë, ndihmojnë apo nuk parandalojnë sulmet mbi civilët, janë individualisht përgjegjës para ligjit”, tha Pillai në fjalimin e saj.

Aktivistët në Siri kane shfaqur ndërkohë sot një video që sipas tyre tregon për një tjetër masakër mbi civilë të kryer nga forcat proqeveritare. Sipas burimeve, 13 puntorë të një fabrike janë zbritur nga autobusi i tyre dhe janë vrarë. Ngjarja ka ndodhur sërish në rajonin e Homsit. Video tregon trupa të shtrirë në tokë, me plagë arme zjarri qëlluar nga afër në kokë dhe bark, thotë Jim Muir i BBC.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin