OKB: Negociata të mundshme Riad-Teheran për çështjet globale

/ATSH-AFP/ - Bisedimet për çështjen e Sirisë, me përfshirjen për herë të parë të Iranit dhe Arabisë Saudite sot në Vjenë do të mund të çojnë edhe në negociata më gjithëpërfshirëse midis Riadit dhe Teheranit në lidhje me vatra të tjera konfliktuale si rasti i Jemenit dhe Irakut, vlerësoi një zyrtar i OKB-së.
"Kam besim të plotë se në një moment të dhënë duhet të ndërmerret një dialog i drejtpërdrejtë midis vendeve të Gjirit, kryesisht Arabisë Saudite dhe Iranit. Këto janë vende fqinje dhe kanë të gjithë të drejtat të krijojnë dakordësi", deklaroi ndërmjetësi i OKB-së për Jemenin, Ismail Ould Cheikh Ahmed.
Ismail Ould Cheikh Ahmed u pyet një ditë më parë nga media mbi logjikën e parashtrimit të negociatave globale të konflikteve të ndryshme në Lindjen e Mesme midis Iranit dhe Arabisë Saudite, veçanërisht në konfliktet e Sirisë, Jemenit dhe Irakut
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë