OKB, O'Brien: Në Jemen njerëzit
po vdesin në  heshtje

OKB, O'Brien: Në Jemen njerëzit<br />po vdesin në  heshtje
Zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Stephen O'Brien, është shprehur se është e nevojshme një ndërhyrje urgjente në Jemen.

Ai ka paralajmëruar gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurisë se 14 milion persona të cilët janë 80% e popullsisë së vendit kanë nevojë për ndihma ushqimore.

"Nëse nuk merren menjëherë masa, Jemeni do të përballet me një skenar të mungesës së ushqimit. Populli i Jemenit është duke vdekur në heshtje”, është shprehur ai.

Gjatë fjalës së tij ai tha se 2.2 milionë fëmijë në këtë vend janë të ekspozuar ndaj kequshqyerjes ekstreme dhe se çdo 10 minuta në Jemen humbë jetën për shkak të sëmundjeve një fëmijë.

Sipas të dhënave të OKB-së, që prej nisjes së konfliktit në Jemen, kanë humbur jetën të paktën 10 mijë civilë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi