OKB organizon takim mbi kërcënimet e inteligjencës artificiale, Guterres: Eskpertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë

OKB organizon takim mbi kërcënimet e inteligjencës artificiale, Guterres: Eskpertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë

Foto ilustruese

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po planifikon mbledhjen e tij inauguruese për të adresuar rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (IA) për paqen dhe sigurinë globale.

Takimi, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, synon të eksplorojë mundësitë e pafundme të IA-së, duke pranuar gjithashtu rreziqe të rëndësishme, siç është përdorimi i mundshëm i kësaj teknoligjie në armët autonome ose kontrollin bërthamor.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward, gjatë presidencës britanike të Këshillit këtë muaj, caktoi takimin më 18 korrik.

Në këtë takim pritet të paraqiten prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë të IA-së dhe nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili së fundi ngriti shqetësime rreth ndikimit alarmues të IA-së të avancuar, duke theksuar veçanërisht shqetësimet e shprehura nga krijuesit e saj.

“Këta shkencëtarë dhe ekspertë i kanë bërë thirrje botës të veprojë, duke e deklaruar IA-në si një kërcënim ekzistencial për njerëzimin në të njëjtin nivel me rrezikun e luftës bërthamore”, tha shefi i OKB-së.

Guterres njoftoi planet për të emëruar një bord këshillues për inteligjencën artificiale në shtator për të përgatitur iniciativat që OKB-ja mund të ndërmarrë.

Woodward në anën tjetër tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inkurajojë "një qasje shumëpalëshe për të menaxhuar si mundësitë e mëdha ashtu edhe rreziqet që inteligjenca artificiale ka për të gjithë ne", duke theksuar se "kjo do të kërkojë një përpjekje globale".

Ajo theksoi se ana e përfitimeve është e madhe, duke përmendur potencialin e IA-së për të ndihmuar programet e zhvillimit të OKB-së, për të përmirësuar operacionet e ndihmës humanitare, për të ndihmuar operacionet paqeruajtëse dhe për të mbështetur parandalimin e konflikteve, duke përfshirë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.

"Kjo mund të na ndihmojë potencialisht të mbyllim hendekun midis vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara", shtoi ajo.

Në muajin maj, kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që prodhon ChatGPT-në tha në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan se ndërhyrja e qeverisë do të jetë kritike për zbutjen e rreziqeve të sistemeve gjithnjë e më të fuqishme të IA-së, duke thënë se ndërsa kjo teknologji përparon njerëzit janë të shqetësuar se si mund të ndryshojë jetën e tyre.

"Ne jemi gjithashtu të shqetësuar", kishte thënë ai./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut