OKB paralajmëron rreziqet nga Inteligjenca Artificiale! Guterres: Kërcënim për njerëzimin po aq sa ai bërthamor

Rreziqet nga Inteligjenca Artificiale përherë e më tepër po tërheqin vëmendjen jo vetëm të kritikëve. Së fundi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri një paralajmërim të fortë dhe thirrje për krijimin e një organi rregullator.

“Kambanat e alarmit për formën më të fundit të inteligjencës artificiale (IA) gjeneruese janë jashtëzakonisht shurdhuese”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork të hënën.

“Shkencëtarët dhe ekspertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë, duke e deklaruar IA-në një kërcënim ekzistencial për njerëzimin në të njëjtin nivel me rrezikun e luftës bërthamore. Ne duhet t’i marrim seriozisht këto paralajmërime”, tha ai.

Guterres prezantoi një dokument në të cilin Kombet e Bashkuara bëjnë propozime se si të veprohet me IA-në, në mbarë botën dhe njoftoi planet për të krijuar një organ këshillimor të nivelit të lartë për këtë çështje.

Ai tha gjithashtu se mbështet ngritjen e një autoriteti rregullator, por që nuk mund të ngrihet vetëm nga ai, vetëm në partneritet me shtetet anëtare të OKB-së.

Guterres sugjeroi se një autoritet i tillë mund të frymëzohej nga ajo që është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike

Vetëm pak kohë më parë personi njihet  si “baba” i inteligjencës artificiale, la  punën dhe paralajmëroi për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.

Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit