GJENEVE - Ekspertët e të drejtave të njeriut në OKB, në ditën e dytë të pyetjeve të konferencës së tyre në Gjenevë, i kanë kërkuar delegacionit shqiptar t'i përgjigjet tri pyetjeve, lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Shqetësimi i ekspertëve ka qenë në lidhje dhe me lirinë e medias, në kushet kur thuhet se parlamenti ka synuar të përgjojë edhe telefonatat e gazetarëve. Po kështu është kërkuar sa është realisht dhe a ka respektim të të drejtave të të burgosurave femra dhe minorene, dhe a është vendosur nga qeveria me se do të jetojnë tani e tutje, qytetarëve që iu ndalua të gërmonin në fushat e mbeturinave?
Pas pyetjeve, delegacionit shqiptar iu la në dispozicion 20 minuta kohë për të dhënë sqarime.
EKSPERTI I OKS: SI JANE BURGJET E GRAVE DHE TE MINORENEVE? A KA NDARJE?
"Mësuam se një ndër masat e qeverisë shqiptare është ndërtimi i burgjeve të reja," - tha nga dëgjuesit e delegacionit shqiptar. - " Jam pak i çuditur nga shifrat që na keni dhënë; do doja të na i shpjegoni, sepse shoh si problematike kohëzgjatjen që shoh në këto tabela dhe më pas një reduktim të kohës. Kemi parë që autoritetet po bëjnë përpjekje për të përmirësuar kushtet higjeno-sanitare në burgje; keni kryer edhe inspektime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Do doja një shpjegim përsa i përket përqindjes së tyre, që më duket e çuditshme. Pyetja ime e dytë është: Nuk keni bërë një ndarje përsa i përket gjinisë, burgjeve të grave? Po a ka salla gjyqi të veçanta për minorenët dhe masa specifike për ta?"
LIRIA E MEDIAVE: SI ESHTE E VERTETA E SULMEVE NDAJ MEDIAS DHE PERGJIMEVE TE SAJ?
Çështja e dytë për të cilën palës shqiptare iu kërkua të jepte shpjegime ishte liria e mediave dhe vërtetësia e raportimeve për sulmet ndaj gazetarëve apo përgjimin e tyre. "Do të përgëzoja delegacionin nga Shqipëria dhe të shprehja mirënjohje për ato që kemi dëgjuar deri tani," - tha një tjetër ekspert. - "Shqetësimi im është rregullorja për lirinë e mediave dhe raportet që ka për sulmet ndaj gazetarëve, presionet ndaj tyre. Ka kapasur raporte kundër lirisë së shtypit. Madje edhe që parlamenti është përpjekur të përvetësojë edhe telefonatat e gazetarëve. Ka patur raste edhe të një ministri të akuzuar dhe regjistruar nga media, sepse këto ngrenë shqetësimë përsa i përket lirisë së mediat."
ÇFARE VENDIMI KA MARRE QEVERIA PER ATA QE MBLEDHIN MBETURINA?
Pyetja e tretë drejtuar delegacionit shqiptar kishte të bënte me mbylljen e landfilleve dhe moslejimin e disa qytetarëve që të mbledhin kanaçe në mbeturina. Pyetja ishte: "Po për njerëzit që jetojnë falë grumbullimit të mbeturinave, a ka mënyrë tjetër jetese për ta, a është marrë ndonjë vendim nga qeveria?"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

OKB: Çfarë po bëhet me 21 Janarin?