SIRI-Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara shprehen se qindra burra janë zhdukur në Alepo pasi kanë kaluar nga territoret e kontrolluara nga rebelët në ato të kontrolluara nga forcat qeveritare.

Zëdhënësi i Komisionit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, është shprehur se OKB ka prova se qindra burra mund të jenë zhdukur pas hyrjes së tyre në territoret e kontrolluara nga qeveria. Ai shtoi gjithashtu se edhe grupet rebele mund të kryenin krime lufte për të parandaluar ikjen e njerëzve nga territoret e tyre.

Forcat e udhëhequra nga Qeveria e Sirisë kanë arritur të marrin kontrollin në 75% të territoreve të kontrolluara nga rebelët.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)