OKB, Rama-Tsipras takohen
për herë të parë, ja diskutimet

OKB, Rama-Tsipras takohen<br />për herë të parë, ja diskutimet
NEW YORK - Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Aleksis Tsipras janë takuar për herë të parë në selinë e OKB-së në Nju Jork, në kuadër të samitit ndërkombëtar kundër ISIS. Biseda mes tyre është përqendruar në cështjet e pazgjidhura mes dy vendeve fqinje, siç është ajo e kufijve ujorë dhe kërkimeve për naftë në Jon, e të drejtave të minoriteteve. Nga ky takim, kreu i qeverisë shqiptare ftoi Tsipras për një vizitë në Tiranën zyrtare. 

...
Çështjet e ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe vendit fqinj Greqisë ishin në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama pati mbrëmjen e së hënës me homologun grek Aleksis Tsipras në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
 
Takimi është zbardhur nga zyra e shtypit të kryeministrit grek 

njoftimi i qeverise gerke per takimin rama tsipras

Ndërsa nga pala shqiptare deri më tani është këshilltari për mediat i shefit të mazhorancës, që ka postuar në Twitter një foto nga ky takim. “Takimi i parë shumë miqësor i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin greke”, - shkruan Endri Fuga.
 
rama tsipras ne okb


Sipas deklaratës së zyrës së shtypit të qeverisë greke, kryeministri Tsipras theksoi se Athina zyrtare është në anën e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndersa Shqiperia sipas tij duhet te tregoje me shume angazhim per integrimin.

Kryeministri Tsipras, - thotë njoftimi, - nënvizoi rëndësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët  për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, siç është ajo e Detit, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë.
 
Në të njëjtën linjë, kryeministri Tsipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Rreth një muaj më parë, kryepeshkopi pati një takim me Tsipras në Greqi pas prishjes së objektit pa leje në Dhërmi që nga komuniteti ortodoks u pretendua se ishte Kishë.

Pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave ishte edhe perspektiva për bashkëpunim bilateral veçanërisht në sferat ekonomike dhe tregtare.

Tsipras anuloi një vizitë në Tiranë para zgjedhjeve lokale, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare ka shfrytëzuar këtë takim për të ftuar kreun e qeverisë greke për të vizituar Shqipërinë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool