OKB: Refugjatët numër rekord 65
mln,më shumë se në Luftën e Dytë

OKB: Refugjatët numër rekord 65<br />mln,më shumë se në Luftën e Dytë
Numri i refugjatëve të cilët zhvendosen për shkak të luftrave është më i madhi i shënuar që prej luftës së dytë botërore.

Më shumë se 65 milionë persona, kanë lëvizur gjatë vitit 2015,numri më i madh regjistruar ndonjëherë.

Në raportin e përvitshëm të publikuar në Ditën botërore të Refugjatëve, OKB-ja thekson se është hera e parë që numri i refugjatëve nëpër botë kalon nivelin e 60 milionëshit.

Sipas dokumentit pjesa më e madhe e refugjatëve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Somalia. Më tej citohet se Turqi është vendi më i madh ku gjenden këta emigrantë e ndjekur nga Pakistani, Irani. Etiopia.

Këtë vit UNHCR po ndërmerr fushatën “Me refugjatët”, me synimin për të nënshkruar një peticion i cili do t’i kërkojë qeverive që fëmijët e refugjatëve të marrin edukimin e duhur, që këto familje të kenë një vend ku të jetojnë dhe një vend ku të punojnë.

Filippo Grandi, Komisionari i Lartë i OKB për Refugjatët, paralajmëroi se Europa gjithmonë do të ketë një përgjegjësi për të zhvendosur emigrantët. Ai tha më tej se: “Nuk ka plan B për Europën dhe ajo duhet të vazhdojë të marrë njerëzit që kërkojnë azil. Të gjithë duhet të ndajnë përgjegjësinë tani”.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot