GJENEVË, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar 54 000 të zhvendosur dhe 110 000 të tjerë janë larguar drejt Rusisë.
"Rreth 54 000 persona janë zhvendosur dhe 110 000 të tjerë kanë preferuar të largohen drejt Rusisë", njoftoi sot Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (HCR).
"HCR konstatoi një rritje të ndjeshme të të zhvendosurve në Ukrainë", deklaroi një zëdhënëse, Melissa Fleming në një konferencë shtypi në Gjenevë duke nënvizuar se vetëm një prej minoriteve nga ato që janë larguar drejt Rusisë kanë kërkuar zyrtarisht azil.
"Përsa i përket 54 400 të zhvendosurve të brendshëm, 12 000 janë me origjinë nga Krimeja, të tjerët vijnë nga rajonet e tjera të Lindjes", shtoi ajo.
"Nga 110 000 që janë larguar drejt Rusisë, vetëm, 9 000 kanë kërkuar zyrtarisht azil, sipas autoriteteve", theksoi ajo.
Përveç të tjerave, rreth 700 persona kanë ikur në Poloni, në Bjellorusi, në Republikën çeke dhe në Rumani", sipas HCR.
"Njerëzit shprehen se kanë frikë nga rrëmbimet", theksoi Melissa Fleming./
/ec/