IRAK - Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë rreth 800  vetë janë vrarë nga dhuna në gjithë Irakun gjatë muajit maj. Kështu ky muaj është periudha më vdekjeprurëse këtë vit në këtë vend.
 
Sipas të dhënave që i ka publikuar sot Misioni i OKB në Irak, prej rreth 800 njerëzve të vrarë në këtë shtet, 196 janë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, ndërsa viktimat e  tjerë janë civilë.
 
Në këto të dhëna nuk përfshihen detaje për provincën perëndimore Anbar, pasi militantët prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, kanë kontrollin e disa pjesëve të kryeqytetit provincial, Ramadi, dhe qytetit të pranë tij, Falluxha.
 
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nikolay Mladenov, sot në një deklaratë ka kërkuar nga liderët politikë të Irakut të “punojnë me shpejtësi për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 30 prillit.