OKB sanksione Koresë së Veriut
kërcënon Pehniani, lëshon 6 raketa

OKB sanksione Koresë së Veriut<br />kërcënon Pehniani, lëshon 6 raketa
Koreja e Veriut ka gjuajtur gjashtë predha me rreze të shkurtër veprimi, disa orë pasi OKB vendosi sanksione të reja. Njoftimi është bërë nga ministria e mbrojtjes e Koresë së Veriut  disa orë pasi OKB vendosi sanksione të ashpra të reja. Sipas analistëve kjo lëvizje e Pehnianit është një akt i sfidës kundër sanksioneve.

Testi bërthamor i muajit të kaluar ishte ajo që nxiti Organizatën e Kombeve të Bashkuara të vendoste unanimisht sanksione të reja të ashpra ndaj shtetit komunist. Sanksionet e reja të OKB-së janë cilësuar si më të ashprat të vendosura ndonjëherë ndaj Koresë së Veriut.

Ato parashikojnë kufizimin e eksporteve dhe inspektimin e të gjitha ngarkesave që hyjnë dhe dalin nga shteti komunist. Gjithashtu në sanksionet e reja përfshihet edhe bllokimi i aseteve dhe ndalimet e udhëtimeve për 16 individë dhe 12 organizata koreane.

“Sot, bashkësia ndërkombëtare i ka dërguar një mesazh Penianit: Koreja e Veriut duhet të braktisë këto programe të rrezikshme dhe të zgjedhë një rrugë më të mirë për popullin e saj”, tha presidenti amerikan, Obama në një deklaratë.

Ndërsa ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se Koreja e Veriut është më e interesuar në zhvillimin e programeve të tij bërthamore dhe të raketave balistike se sa në përmbushjen e nevojave themelore për qytetarët e saj.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi