Fituesi i garës do të drejtojtë Asamblenë e Përgjithshme të OKB për vitin e ardhshëm, duke përfaqësuar 23 vendet e Europës Lindore.
Burimet diplomatike, sipas medias serbe B92, thanë se disa vende të cilat mbështetën kandidatin lituanez, përfshirë Gjermaninë dhe SHBA, ushtruan presion në javët e kaluara.
“Por, Jeremiç pati avantazhin e duhur”, citojnë mediat serbe duke mos publikuar burimet diplomatike.
Zv.ambasadori serb në OKB, Vladislav Jovanoviç u shpreh se sukesi i sotëm i Jeremiç është një shenjë e mirënjohjes ndaj Serbisë.
Vuk Jeremiç është presidenti i tretë i Asamblesë së Përgjithshme nga vendet e Ish Jugosllavisë, pas Lazar Mojsov në vitin 1997 dhe një tjetër diplomati nga Republika e Maqedonisë, Srgjan Kerim në vitin 2007. Zyrtarisht, detyrën e re kryediplomati serb do ta marrë më 22 shtator të këtij viti.
Krahas presidentit, delegatët e OKB sot zgjodhën edhe 21 zv.presidentë.
(aq/shqiptarja.com)