OKB, Shqipëria kundër SHBA 
voton pro flamurit të Paletinës

OKB, Shqipëria kundër SHBA <br />voton pro flamurit të Paletinës
Politika shqiptare vazhdon të mos jetë e unifikuar në qëndrimin ndaj Palestinës. Shkak të hapjen e një debati të tillë sërish është bërë votimi pro i ambasadorit të Shqipërisë në OKB për ngritjen e flamurit të vendit të Lindjes së Mesme në selinë qendrore të OKB-së në Nju Jork.

Rezoluta u miratua me shumicë të konsiderueshme pasi 119 vende votuan pro dhe 45 kundër. Vendimi është nj lëvizje simbolike për aspiratën e Palestinës për t’u njohur si shtet nga OKB-ja.

Rezoluta e miratuar përveçse lejon ngritjen e flamurit të Palestinës, lejon dhe grindjen e flamurit të Vatikanit. Të dy këto vende janë vende vëzhguese dhe jo anëtare të Asamblesë së OKB-së.  

Qëndrimi i Shqipërisë bie ndesh me qëndrimin e aleatit kryesor, atë të SHBA-ve, të cilët kanë votuar kundër. 
SHBA dhe Izraeli ishin mes vendeve që votuan kundër, ndërsa 28 vendet e BE-së abstenuan. Sipas rezolutës flamuri i Palestinës do të ngrihet brenda 20 ditëve. Diplomatët palestineze thonë se presin që flamuri të grihet më 30 shtator.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë në një reagim për “Shqiptarja.com” sqaron se, vendimi është marrë për t’i paraprirë të njëjtit votim që do të mbahet në të ardhmen dhe për Kosovën.

Zëdhënësi Glevin Dervishi thotë se vota pro e Shqipërisë është bërë dhe për shkak se kjo procedurë do të ndiqet edhe në rastin e Kosovës. Sipas tij për t’i paraprirë kësaj situate Shqipëria ka vendosur që të votojë pro, ndryshe nga qëndrimet e tjera që ka pasur në lidhje me çështjen e Palestinës.

Lidhur me votën pro Palestinës kanë reaguar disa zyrtarë të PD-së, të cilët e kanë konsideruar vendim absurd.

Deputeti Genc Pollo shprehet se, “për flamurin palestinez në OKB qeveria “Rama” voton ndryshe nga SHBA dhe BE. Gabim!! Palestinezët nuk ndihmohen. Justifikimi me Kosovën hipokrit”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shkruan se ky është një veprim i gabuar miop i diplomacisë shqiptare.

“Votimi ynë pro flamurit të Palestinës në OKB është një qëndrim absurd, i gabuar dhe jo produktiv, qoftë dhe si vendim vetë. Vota jonë diametralisht e ndryshme nga vota e SHBA është një "gafë" e rëndë politik e diplomatik”, thotë Shehi.

Shqipëria në rastin e aplikimi të Palestinës për t’u njohur si shtet nga OKB votoi abstenim përballë kërkesës së Turqisë për të votuar pro dhe qëndrimit të SHBA-ve kundër kërkesës.Si Izraeli dhe Palestina nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në një kohë kur izraelitët kanë dhënë shenja se këtë mund ta bëjnë në të ardhmen, qëndrimi i Palestinës ka qenë një qëndrim i fortë kundër.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë