OKB: Shteti Islamik ISIS po shet
vajzat...vetëm për 1 paketë cigare

OKB: Shteti Islamik ISIS po shet<br />vajzat...vetëm për 1 paketë cigare
Vajzat e rrëmbyera nga militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u shitur në tregjet e skllevërve për “një pako cigare”, ka thënë e dërguara e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale, Zainab Bangura.

Zyrtarja e OKB-së ka vizituar Irakun dhe Sirinë dhe prej atëherë ka punuar në një plan për të adresuar dhunën e tmerrshme seksuale që po ushtrohet në rreth 3,000 deri në 5,000 vajza, të cilat janë shndërruar në skllave seksuale të militantëve.

Rrëmbimi i femrave është bërë një pjesë kyçe e strategjisë së IS-it për të rekrutuar luftëtarë të huaj, numri i të cilëve është rritur në mënyrë rekorde në 18 muajt e fundit.

“Kjo është mënyra se si ata i joshin të rinjtë – ‘ne kemi gra që presin për ju, virgjëresha me të cilat ju mund të martoheni”, ka thënë Bangura për AFP.
“Luftëtarët e huaj janë shtylla kryesore e luftimeve. Ata rrëmbejnë gra në territoret që ata marrin nën kontroll”. Ajo thotë se vajzat shiten për “një pako cigare”, ose për disa qindra dollarë deri në 1 mijë dollarë.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë