OKB thirrje Moskës dhe Kievit: Hetoni torturat e pretenduara të të burgosurve të luftës

OKB thirrje Moskës dhe Kievit: Hetoni torturat e pretenduara të të burgosurve të luftës

Kombet e Bashkuara po kërkojnë nga Moska dhe Kievi që të hetojnë torturën e pretenduar të të burgosurve të luftës në Ukrainë, tha në një konferencë, kreu i Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, Matilda Bogner, duke komentuar disa video të publikuara dje, siç raportoi Tass. 

"Ne kemi parë video nga të dyja anët e të burgosurve ukrainas që merren nga pala ruse dhe të robërve rusë që merren nga pala ukrainase," theksoi ajo, duke shtuar se OKB ishte në procesin e verifikimit të të gjithë materialit që është publikuar. 

“Ne kërkojmë nga autoritetet e të dyja palëve që të kryejnë hetime të plota për akuzat e ngritura nga këto video”, theksoi Bogner. 

"Është e rëndësishme që këto lloj episodesh dhe çdo abuzim që mund të ndodhë të ndalet menjëherë," vuri në dukje ajo. 

Zyrtarja e OKB-së theksoi nevojën për të siguruar që të burgosurit e luftës "të mos ekspozohen ndaj talljes publike dhe të trajtohen me dinjitet". 

Dje kishte video në internet që tregonin nacionalistët radikalë ukrainas të dyshuar duke torturuar ushtarë rusë të robëruar, vërtetësia e të cilave nuk është ende e qartë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se personat e përfshirë në torturë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. 


 


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)