OKB voton për Jeruzalemin, SHBA
kërcënon vendet që i kundërvihen
 

OKB voton për Jeruzalemin, SHBA<br />kërcënon vendet që i kundërvihen<br /> <br>
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar të ndërpresë ndihmën financiare ndaj vendeve që mbështesin një rezolutë të Kombeve të Bashkuara kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.Zoti Trump e bëri këtë hap mes kritikave ndërkombëtare.

"Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh. Le të votojnë kundër nesh, do të kursejmë shumë, nuk na intereson", u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Komentet e tij vijnë përpara një asambleje të përgjithshme të OKB-së për një rezolutë që kundërshton çdo njohje të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit

Projekt-rezoluta nuk përmend Shtetet e Bashkuara, por thotë se çdo vendim mbi Jeruzalemin duhet të anulohet. Ambasadori i SHBA-ve në OKB Nikki Haley paralajmëroi vendet anëtare se Presidenti Trump e kishte kërkuar atë të enjte të raportonte për "kush votoi kundër nesh".

Statusi i Jerusalemit shkon në zemër të konfliktit izraelito-palestinez. Izraeli pushtoi lindjen e qytetit, të pushtuar më parë nga Jordania, në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron tërë qytetin si kryeqytetin e saj të pandashëm.

Palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor është kryeqyteti i një shteti të ardhshëm dhe statusi i tij final duhet të diskutohet në fazat e fundit të bisedimeve të paqes.

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë