OKB, Yelchenko: SHBA-ja  nuk do
ta pranojë aneksimin e Krimesë

OKB, Yelchenko: SHBA-ja  nuk do<br />ta pranojë aneksimin e Krimesë
Ambasadori i Ukrainës në Kombeve e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, ka deklaruar se ka marrë garanci nga ana e ambasadores së SHBA-së në OKB, që Amerika nuk do ta pranojë njohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Amerika është tërësisht kundër mënyrës se si Rusia po vepron në pjesën lindore të Ukrainës. Ajo ka konfirmuar se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Krimenë është se aneksimi kurrë nuk do të pranohet”, është shprehur Yelchenko për mediat.

Gjithashtu ai ka shtuar se administrata e Trump mund të shqyrtojë krijimin e marrëdhënieve më të afërta me Rusinë, por edhe në këtë rast, asgjë nuk do të bëhet në kurriz të Ukrainës.

Nga ana tjetër edhe misioni i Kombeve të Bashkuara në OKB, e ka konfirmuar se ambasadorja amerikane, Haley, ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA-së kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje