Oketa: Iki nga PD, në 2013
në partinë e Topit, s'jam i vetmi

Oketa: Iki nga PD, në 2013 <br />në partinë e Topit, s'jam i vetmi
TIRANË – Deputeti demokrat Gazmend Oketa deklaron se do të tërhiqet nga grupi kuvendor demokrat dhe në zgjedhjet e 2013 nuk do të kandidojë më për Partinë Demokratike.
Në emision “Tonight Ilva Tare” Oketa tha se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të PD, por nuk do të bashkojë votën e tij me të majtët.
“Nuk do të jem më pjesë e grupit parlamentar të PD. Unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvend. Jam zgjedhur në Durrës dhe i jam mirënjohës qytetarëve që më kanë mbështetur. Në 2005 kam kandiduar në një zonë me rezultat të hershëm negavit për PD. Në respekt të qytetarëve që kam votuar, në asnjë rast vota ime nuk do bashkohet më partinë socialiste. Deri në fund të këtij mandati do të respektoj votën e durrsakëve. Do të orientohem drejt një force të re politike, që do synojë të mbushë hapësirën e lënë bosh nga e djathta në Shqipëri”, tha Oketa.
Ai ka shprehur pakënaqësi për funksionimin e Partisë Demokratike, sikundër ka akuzuar PS se nuk ka mbushur misionet minimale të saj.
“Edhe pas vitit 2005, kokat e shqiponjës vazhdojnë të jenë të ulura, pavarësisht angazhimit tonë në mandatin e parë”, tha Oketa.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane