Oketa: Jo 'vendeve të rezervuara'
në drejtësi, instalohet kapja politike

Oketa: Jo 'vendeve të rezervuara'<br />në drejtësi, instalohet kapja politike
Fryma e Re Demokratike i cilëson propozimet e Partisë Demokratike për “vendet e rezervuara” në katër institucione të reja të drejtësisë, që krijohen nga reforma, si kapje politike të sistemit. Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa, u shpreh për gazetën “Fryma e Re” se kërkesat e opozitës godasin thelbin e reformës që është depolitizimi i sistemit.

“Fryma e Re Demokratike është kundër formulës së “vendeve të rezervuara” në forumet e larta vendimmarrëse të sistemit të drejtësisë. Propozimi që vjen nga PD, për të drejtën e propozimit nga partitë politike të anëtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, në thelb s’janë gjë tjetër veçse goditje e reformës së drejtësisë dhe shtrembërim i qëllimit të saj kryesor, që është dhe mbetet depolitizimi i sistemit. Propozimet e PD bëjnë të kundërtën e asaj që synon reforma, e kthejnë sistemin e drejtësisë në varësi të ndërhyrjeve dhe ndikimeve të partive politike. Kjo është kapje politike e sistemit. Atëherë pse po e bëjmë reformën ne? Reforma ka për qëllim shkëputjen e varësisë së drejtësisë nga politika. Prandaj, propozime të tilla bëhen me qëllim jo vetëm zvarritjen e reformës, por edhe arritjen e atyre tendencave të politikës që synojnë kontrollin politik të sistemit”, u shpreh Oketa.

Partia Demokratike kërkon “vendet e rezervuara” në katër institucionet e lartpërmendura, por nga ana tjetër, mazhoranca e cilëson këtë si tentativë për të kapur politikisht sistemin. Përmes “vendeve të rezervuara” partitë politike kanë të drejtën e propozimit të gjyqtarëve në institucionet e reja të drejtësisë, duke bërë që vendimmarrja e këtyre forumeve të larta të drejtësisë, të ndikohet nga interesat politike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!