Oketa: Komandot tona në fron lufte

Oketa: Komandot tona në fron lufte
TIRANË – Ish ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa ka hedhur poshtë sot pretendimet se komandot shqiptarë me misione paqeruajtëse janë të pozicionuar në fronte jo luftarake. I ftuar në emisionin e së premtes “Tonight Ilva Tare”, Oketa konfirmoi se edhe misioni “Eagle 4” ku u vra edhe Feti Vogli është në vijën kryesore të sulmit.
“Pretendimi nuk qëndron. Rasti konkret Eagle 4 është mission luftarak. Ajo ndodhet në zonë të vështirë dhe ka mission luftimi. Edhe ata që kanë qenë për partrullim ka patur momente të vështira dhe janë sulmuar nga talebanët”, tha Oketa.
Po kështu, Oketa ka mohuar zërat se ushtarët që bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse paguajnë para nën dorë për të qenë pjesë e tyre.
“Nuk kam patur asnjë rast që të kem patur ankesë që ka patur rryshfete për të shkuar me mission paqeruajtës”, tha ish ministri i mbrojtjes në vitin 2009.

GËRDECI
I pyetur për përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit, ministri Oketa ka sqaruar se sistemi gjyqësor është i pavaruar dhe duhet pritur vendimi i tij për të gjetur fajin. I rezervuar ndaj pyetjeve të gazetares Ilva Tare, Oketa tha se tragjedia mund të ishte evituar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane