Oketa: Nëse Topi do
rikandidonte, do ta votoja

Oketa: Nëse Topi do<br />rikandidonte, do ta votoja
Deputeti i PD dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus ka folur gjatë mbi maxhoracën dhe funksionimin e koalicionit, ai është shprehur mbi konfliktet e Presidentit Topi me Kryeministrin Berisha, por edhe mbi shumë zhvillime të vitit që po lëmë pas.

Si po funksionon koalicioni me LSI?
Duket sikur janë zgjedhjet politike, LSI pretendon se ka pasur një ngritje në votat që ka marr në zgjedhje dhe PD një tkurrje. Duket sikur ka dicka në bazën e PD që nuk funksionon ashtu sic duhet, ky lloj koalicioni po përdoret si hakmarrje personale, për luftë të brendshme politike, i jepen LSI-së votat për të eliminuar kundërshtarët e brendshëm, ky lloj koalicioni përdoret për larje hesapesh.

Ka dëmtuar video e Metës koalicionin?
Besoj se këtij kali beteje që ne kishim i kanë rënë patkonjtë, nuk jemi në atë gjendje që ishim në 2005, kemi si detyrim moral që të bëjmë kalë beteje, luftën kundër korrupsionit

Si e konsideroni ngjarjen e 21 janarit?
Ajo po ndiqet nga drejtësia. Ne duhet ë respektojmë vendimin e organit të drejtësisë. 21 janari mund të shmangej, nëse nuk do të ishte lënë kriza e 2009 të shkonte aq larg. Nuk do doja të vazhdoja me tej me këtë çështje duke qenë se është në duart e drejtësisë, shpreh mbështetjen për këto organe.

Zgjedhjet e 8 majit, PD-ja i fitoi apo i humbi?
Ato janë zgjedhje vendore të cilat fatkeqësisht konsiderohen si zgjedhje politike. Përjashtuar Tiranën e cila është një bashki e fituar, fatkeqësisht qytetet e tjera të mëdha, megjithëse në koalicion me LSI-në, nuk i fituam. Pra kjo nuk mund të konsiderohet një fitore.

Pse humbi PD në Durrës?
Mund ti përgjigjem me shumë pse-ra kësaj pyetje, por në respekt me strukturat e PD, të Durrësit, nuk do ti përgjigjem. Ne ende nuk kemi bërë një analizë. Nuk e kuptoj pse duhet të priten udhëzime për tu bërë një analizë e strukturave vendore?

Tiranën e fitoi Rama me 10 vota, apo Basha me 93?
Tiranën e fitoi Basha atëherë kur gjykata dha vendimin, fatkeqësisht bukuria e asaj gare humbi, edhe pse ishte një gare e fortë. Dua te shpreh respektin maksimal ndaj Bashës dhe Ramës. Pasi u mbyll procesi zgjedhor Basha duhet të heshte dhe të priste vendimin e organeve.

Si e konsideroni publikimin e votës së Topit, e cila shkoi për Ramën?
Vetë Topi ne mënyrë dinjitoze ka dhënë sqarimet e tija në lidhje me votën. Është e papranueshëm që vota e cilitdo individ të behët publike, cdo cënim i votës është i patolerueshëm, nuk shtoj asnjë koment, reagimi i Topi ishte më se dinjitoz.

A konsiderohet zgjidhur kriza politike ne shqip?
Është tepër herët për të thënë këtë, por viti u mbyll tepër pozitivisht, me miratimin e kandidaturës së Avokatit të Popullit me numër maksimal votash të bënë optimist. Është për të ardhur keq që të gjitha reformat bëhen vetmë nën presionin e opinionit ndërkombëtar. Duhet të shihet cfarë do ndodh me cështje më të nxehta, si vendimi mbi kodin zgjedhor.

Jeni për prekjen e kodit zgjedhor?
Personalisht jam në favor me sistemin që ne kishim, me 100 zona ku kandidatët përballen me kundërshtarin. Kjo nuk ndodh se do ishte një kthim mbrapa i pamundur. Kodi aktual ka problemet e tij, atë që quhet pabarazi e votës, pasi në qarqe të ndryshme nevojitet numër i ndryshëm votash. Jam kundër listave te hapura.

Kod ideal nuk ka, mirëfunksionimi varet nga vullnetet politike. Nëse partitë futen në një garë, me respekt dhe besim reciprok dhe lejojnë qytetaret të vendosin atëherë kodi nuk përbën më një problem, sado difektoze të jetë.

Ka edhe një raport tjetër në politik, raportet ndërinstitucionale, një ndër problemet është raporti i mazhorancës me Presidentin
Është nje raport jo normal. Ka dominuar dhe debatin e ditës. Nga ana tjetër, është një histori që përsëritet në mënyrë ciklike, që nuk dëmton individët që drejtojnë institucionet por vet institucionet. Sulmet e ndërsjella, raportet jo të bazuara në rregulla loje ndikojnë negativisht në institucione shqiptare.

Në origjinë të debatit të ftohjes, kanë qenë ndryshimet e Kushtetutës apo edhe te tjera?
Kësaj pyetje i janë përgjigjur si Topi, si edhe Berisha. Secili nga ne duhet të bëj punën që Kushtetuta dhe ligjet i ngarkojnë. Kur isha pro kandidaturës së Topit, isha jo vetëm se ishte anëtar i PD, por kisha bindjen se Topi nuk do ishte President vetëm i PD por i të gjithë Shqipërisë prandaj e mbështeta dhe vazhdoj ta mbështes, pasi ka kryer ashtu si duhet detyrën e Presidentit.

Besoj se ndryshimet Kushtetuese kanë krijuar këtë çarje të marrëdhënieve. Ka qene një moment që do çonte në pasoja të tjera. Nuk është vetëm raporti i këtyre institucioneve që është dëmtuar por i të gjithë politikës shqiptare. Më parë në rastin e përplasjeve ekstreme presidenti kishte fuqinë për të ushtruar presion, tani këto ndryshime i kanë hequr presidentit këtë pushtet.

Një nga akuzat ndaj Topit nga Berisha është për shkak të zhvillimeve me Aleacën Kuq e Zi dhe fjalët që qarkullojnë se është një tentativë e Topit për një parti te re?
Vetë Spahiu dhe Topi kanë mohuar cdo lidhje ndërmjet Presidentit dhe kësaj lëvizje. Nuk kam asnjë informacion tjetër për këtë.

Topi nuk e ka mohuar rikthimin ne politik, do të thotë që duhet të krijoji një parti të re për këtë. Ju keni thënë që Topi, nëse dëshiron, mund të kthehet në Këshillin Kombëtar?
Është një rregull në statutin e PD-së dhe kjo e drejt nuk mund ti mohohet askujt, pra Topi mund të vi, nëse e dëshiron, në PD. Vetëm nëse ndryshon statuti i PD atëherë nuk mund te rikthehet.

Nëse topi rikandidon për President, ju do t’ia jepnit votën?
Nëse topi do rikandidonte do ja jepja votën time, nëse ai kërkon një këshill timin për rikandidimin atëherë këshilla ime do ishte të mos rikandidonte. Duke parë sulmet që po i bëhen Presidencës.

Jeni parë ditët e fundit me Topin në Durrës. Si shihen këto raporte tuaja kaq pranë me Topit, kur ju keni thënë edhe publikisht që është miku juaj?
Qëndrimet e mia politike nuk kondicionohen me miqësinë. E mbështes se ka përmbushur pritshmëritë e mia si President dhe si një mik. Topi erdhi për një vizitë në Durrës dhe si deputet i qarkut në respekt të mandatit duhet ta prisja, fatkeqësisht nuk ndodhi e njëjta gjë me përfaqësuesit e këshillit bashkiak të Durrësit. Nuk e prisja se ata do fshiheshin dhe nuk do takonin Presidentin. Kur isha anëtar i këshillit në Durrës takuam kryeministrin Nano në atë kohë. Donim apo nuk donim ishte kryeministri i vendit, të njëjtën gjë duhet të kishim bërë në rastin e vizitës së presidentit Topi.

Si i keni raportet me Berishën?
Qëndrimet e mia në asnjë rast nuk kanë cenuar maxhorancën. Qëndrimi im për çështjen e SHISH e kam sqaruar më parë, kam votuar pro Sali Shehut dhe i kam dhënë arsyet, kam abstenuar ndaj zonjës Bejleri sepse nuk jam dakord me votimin hapur.

Raportet i kam shumë korrekte me Berishën, janë marrëdhënie që bazohen në një respekt reciprok, komunikimin e fundit e kam pasur para zgjedhjeve lokale.

Nuk është shumë kohë?
Tani jam deputet i thjesht. Më parë kisha më tepër kontakt duke qenë se isha Ministër.

Do e votoni Topallin nëse kandidon për President?
Unë nuk merrem me emra, i qëndroj parimeve dhe votoj cdo kandidat të PD.

Kë konsideroni krye-sfidën e maxhorancës për 2013-ën?
Brenda muajve të parë të 2012-ës duhet të gjejmë marrëveshjen referuar ndryshimeve ne kodin zgjedhor, më PS dhe partitë e vogla. Për ti dhënë më pas të gjitha forcave politike por edhe administratës për përgatitjet për zgjedhjet e 2013-ës dhe për përmbushjen 12 rekomandimeve për integrimin në BE. Një nga pikat kryesore është funksionimi normal i kuvendit të Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)