Oketa trajnohet nga siguria në
NATO, për të drejtuar SHISH

TIRANE- Mungesa e garancisë për informacionin sekret në Shqipëri, për shkak të rrjedhjes së tij drejt vendeve jo mike apo armike, duke qënë se Shqipëria është vend partner i NATO-s dhe ka dijeni për dosjet sekrete të këtij organizmi global mbrojtjeje, strukturat e Sigurisë janë duke menduar për një projekt afatgjatë në Shqipëri. Pjesë e projektit është dhe trajnimi i elementëve të besueshëm për këtë organizëm, për të drejtuar në vitet në vijim Shërbimin Informativ Shqiptar, që me ardhjen në krye të tij të Visho Ajazi Likës, ish-nënkryetarit të këtij shërbimi në kohën e Gazidedes e një kamikaz në dorën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur besimin e partnerëve në NATO.

Duke qënë se largimi i Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH, e paralajmëruar jo vetëm nga mazhoranca por dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka që e paraqiti si shqetësim, gjithë vëmendja është përqëndruar tek njeriu që do pasojë atë në krye të shërbimit sekret shqiptar. Vetëm pak kohë sapo numri dy i FRD, njëherësh ish-zv.kryeministër e Ministër Mbrojtjeje në periudhën e vështirë për Shqipërinë pas shpërthimit të Gërdecit dhe rrezikimit të anëtarësimit në NATO, një ndër më të besuarit e SHBA e Brukselit, Gazmend Oketa u lakua si njeriu adapt për të marrë drejtimin e kreut të SHISH në Shqipëri, lajm që nuk u kundërshtua nga Oketa apo mazhoranca, menjëherë vjen ftesa nga NATO për trajnim të tij në strukturat e sigurisë në një nga vendet më të fuqishme anëtare të Aleancës.

Burimet bëjnë me dije se Oketa ka mbi dy javë që është jashtë vendit, në kuadër të një trajnimi intensiv për Sigurinë dhe për të qënë i përgatitur që të marrë në dorë drejtimin e shërbimit sekret shqiptar, si njeri i besueshëm nga Brukseli. Mësohet se trajnimi do të vijojë me ndërprerje në disa qendra të mëdha si në Uashington, Bruksel e Bon në mënyrë që Oketa të jetë një drejtues i besueshëm i SHISH jo vetëm për përmbushur detyrat kushtetuese në Shqipëri, por dhe në kuadër të NATO-s ku Shqipëria është vend anëtar me të drejta të plota që nga viti 2009.

Jo pa qëllim Oketa dhe kur ishte anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë në legjislaturën e kaluar, pavarësisht se deputet i mazhorancës së atëhershme të drejtuar nga Berisha, bashkë dhe me kreun e këtij komisioni deputet i PD Leonard Demi, u shprehën kundër ligjit të ri për SHISH që e vinte atë nën varësinë e kryeministrit plotësisht. Pikërisht, Demi u emërua nga qeveria shqiptare ambasador në NATO ndërsa Oketa po trajnohet në NATO për të marrë drejtimin e SHISH.
 
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur