Oksford, Rama: Shqipëria
do marrë statusin, prioritet
Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në BE në Qershor.
LONDER- Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në BE në Qershor. Në një leksion të mbajtur në universitetin e Oksfordit, ai ka deklaruar se qeveria e tij po punon fort për t’u përfshirë bindshëm në procesin e integrimit, duke u shprehur se ky është një pritoritet i kësaj qeverie. “Ne jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e kërkuar në mënyrë që të marrim statusin e vendit kandidat.
Ne do punojmë fort, duke mbajtur gjithmonë në mendje se integrimi në BE nuk është vetëm një destinacion, por është një set vlerash dhe standardesh që ne si fillim duhet t’i ndërtojmë në vend. Kjo lidhet me vullnetin tonë për të kontribuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, të një BE që kontribuon ndërkaq për begatinë e miliona njerëzve, që krijon shoqëri akoma më të hapura dhe që kontribuon për një botë më të barabartë”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se i gjithë procesi i integrimit europian nuk është vetëm një destinacion por një set vlerash e standardesh që konsolidohet nëse të gjitha vendet, specifikisht të rajonit, punojnë së bashku për ta pasur. Duke vlerësuar atë çka Britania e Madhe përfaqëson në korpusin e vlerave europiane, Raama theksoi se qeveria shqiptare e konsideron mbështetjen e saj në rrugëtimin evropian të Shqipërisë të një rëndësie të madhe.
Duke shprehur bindjen se integrimi europian është e ardhmja e Ballkanit, ai tha se një bashkëpunim i suksesshëm mes vendeve të tij përbën dhe një faktor kyç për një integrim të suksesshëm europian. Rama përcolli mesazhin e fortë të besimit se Shqipëria, me brezat e saj të rinj, s’do jetë vetëm përfituese por dhe kontribuuese në BE.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03