Kompania LG Electronics ka prezantuar televizirin e parë fleksibël “OLED TV”, i cili i mundëson  shikuesit të kontrollojnë këndin e përthyerjes, diçka që ishte e mundur vetëm në filmat fantastiko-shkencorë më parë.

Ajo çka e dallon televizorin LG Flexible OLED nga aparatet e tjera është se ekrani mund të ndryshohet duke përdorur telekomandën për t’iu përshtatur preferencave të shikuesve.

Gama e lakimit u përcaktua duke patur parasysh faktorët kryesorë që ndikojnë shikimin, si psh madhësia e ekranit dhe largësia e shikimit.  

Prezantimi i parë i këtij televizori u realizua gjatë Panairit Ndërkombëtar të Elektronikës Konsumatore në Las Vegas.

oled tv

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)