Olen Çesari mban premtimin,sjell
 festë në Pallatin e Kongreseve 

Olen Çesari mban premtimin,sjell<br /> festë në Pallatin e Kongreseve 
Ashtu siç pati premtuar virtuozi i violinës Olen Çesari ka sjellë një festë të vërtetë e të jashtëzakonshme në Pallatin e Kogreseve i shoqëruar nga grupi i tij "International Clandestine Orchestra". 

<a style=olen cezari" border="0" height="347" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/168238.jpg" vspace="7" width="620" />

Gjatë koncertit Oleni performoi pjesë nga repertori i tij të kompozuara nga violinisti si dhe pjesë të njohura shqiptare dhe të huaja duke ngritur peshë në çdo notë publikun e pranishëm në sallë, i cili kishte tej mbushur sallën e Pallatin e Kongreseve, duke ezauruar numrin e biletave të shitura prej ditësh. Ishte e pamundur për publikun ti rezistonin interaktivitetit të Olenit dhe grupit të tij, të përbërë nga persona nga 5 kontinetet.

olen cezari

Përveç pjesëve të interpretuara nga "Paganini shqiptar" në këtë koncert kanë spikatuar edhe të ftuarit special të cilët përveç artistë të njohur janë edhe miq të violinistit. 

Alban Skënderaj, Elvana Gjata, Lavinia Mancusi kanë interpretuar këngët e tyre shoqëruar nën tingujt e violinës së Çesarit, por surpriza e vërtetë ishte kur këngëtarja e njohur e muzikës popullore italiane Mancusi ka kënduar këngën Arbëreshë "Moj e Bukura Morenë". 

olen cezari

Për tu theksuar ishin edhe batutat e sjella nga aktori Ermal Mamaqi si dhe interpretimi special i Olenit dhe Mamaqit me violinë. 

Performanca e Cesarit nën ritmet e muzikës jazz dhe elektronike ishte një e papritur e këndshme për të gjithë të pranishmit. 

Pas përfundimit të koncertit publiku e ktheu sërish në skenë të duartrokitjeve dhe ovacioneve të pafundme Olen Çesarin dhe grupit e tij për të performuar edhe një tjetër pjesë për ta. 

olen cezari

Oleni përfundoi këtë natë magjike të mbushur nga tingujt e violinës së tij me premtimin se do të kthehej sërish për një koncert festë po aq madhështore. Ndër sponsorat kryesorë që mundësuan koncertin e tij ishin Vodafone, Teleperformance Albania, Digitalb si dhe Ambasada Italiane në Tiranë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja