Oliver Ivanoviç: Arrestimi im ka
si qëllim largimin nga politika

Oliver Ivanoviç: Arrestimi im ka<br />si qëllim largimin nga politika
MITROVICË - Lideri i Nismës qytetare serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç, thotë se qëllimi i vërtetë i arrestimit të tij, mund të jetë largimi i tij nga jeta politike e Kosovës dhe se konsideron se është “ofendim madhor” refuzimi i misionit EULEX, i garantimeve të paraqitura nga qeveria e Serbisë që të lejohet të mbrohet në liri.
 
“Arrestimi im mundet, por nuk do të thotë, të jetë në lidhje me zgjedhjen time pothuajse të sigurt për kryetar të Mitrovicës veriore”, është shprehur Ivanoviç për të përditshmen beogradase dhe ka shtuar se “shkaku kryesor ka mundur të jetë me nevojën e EULEX-it për ta zvogëluar pakënaqësinë në mesin e shqiptarëve për shkak të vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016”.
 
Sipas tij, garantimi i qeverisë së Serbisë ishte i mjaftueshëm për liri me kusht për “rastet e pakrahasueshme të rëndësishme politike në Tribnalin e Hagës”.
 
Oliver Ivanoviqi është arrestuar në fund të janarit të këtij viti, i akuzuar për krime lufte, në vitin 1999, dhe vrasje të rëndë, në vitin 2000.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje