Oliver Ivanoviç nesër për herë të 
​parë para Gjykatës Themelore

Oliver Ivanoviç nesër për herë të <br />​parë para Gjykatës Themelore
MITROVICË - Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviç, do të paraqitet të martën për herë të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, rreth aktakuzës e cila e ngarkon për vepra të rënda penale të kryera ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.
 
Avokati i Ivanoviçit, Nebojsha Vllajiç, u shpreh të hënën para gazetarëve në veri të Mitrovicës të jetë i gatshëm për gjykimin e nesërm, duke thënë se klienti i tij pret me padurim që të mbrohet përmes fakteve të cilat do t’i paraqesë, dhe në këtë mënyrë të dëshmojë se nuk ka asgjë të përbashkët me veprat për të cilat akuzohet.
 
“Pres që nesër vetëm të lexohet aktakuza dhe klienti im të sqarohet rreth pafajsisë së tij. Po ashtu shpresoj që gjykimi të zhvillohet sipas ligjit, ashtu siç duhet. Gjykimi zyrtarisht nuk fillon nesër, edhe pse është caktuar seanca e parë, e cila do të jetë e natyrës teknike dhe ka karakter më shumë përgatotir”, ka thënë Vllajiq.
 
Ndryshe, njëri nga prokurorët e Prokurorisë speciale të Kosovës, përveç Ivanoviqit, ka ngritur para dhjetë ditësh aktakuzë edhe ndaj katër serbëve tjerë, nën dyshimin për vepra të rënda penale, përkatësisht vrasje e rëndë dhe vrasje e rëndë në tentativë ndaj shqiptarëve, të kryera gjatë shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës./Kosovapress/
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje