TIRANË – Deputeti i PD-së Sokol Olldashi ka garantuar mbështetësit e tij të tetë viteve në qeverisjen e PD-së, se do të mbetet i njejti edhe tani që ai do ulet në karrigen e opozitarit.
 
Me rastin e fillimit të punës së Kuvendit të ri të Shqipërisë, Olldashi i ka shprehur në Fb, mirënjohjen, demokratëve për besimin që i dhanë gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Brendshme dhe atë të Transportit.
 
Ai nënvizon në mesazhin e tij: “Dua të garantoj të gjithë demokratët se, akoma me më shumë vullnet dhe energji, do t'i kushtohem misionit opozitar të PD-së, ndërtimit të një kauze morale opozitare, ku të gjejnë vehten shumica e qytetarëve shqiptarë.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)