Olldashi: Konferenca e Ramës
me arkitektë klientelistë

Olldashi: Konferenca e Ramës<br />me arkitektë klientelistë
TIRANË - Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka hedhur akuza ndaj organizimit të konferencës nga ana e PS, për kontrollin e territorit, “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Gjatë komunikimit për mediat mesditën e sotme në ambientet e ministrisë, Olldashi tha se, “ekspertët e pranishëm në konferencë janë klientë të vjetër të Edi Ramës, që kur ai ishte në krye të bashkisë”.

“Ekspertët e pranishëm në këtë konferencë për kontrollin e territorit janë të lidhur me qeverinë e re dhe kreun e saj pasi kanë marrë pjesë në disa prej projekteve të tyre. Ata që ishin të pranishëm ishin disa pseudoekspertë dhe rrethi i klientëve të Edi Ramës”, - theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Olldashi.

Ai ka akuzuar kryeministrin e ri, Edi Rama për mosnjohje të thellë të rajonit dhe të territorit. “Ekspertët që organizuan konferencën në Tiranë propozuan që kryeministri të jetë në rolin e trajnerit. Propozimi tjetër, të vendoset një monatorium në bregdet. Duhet të ketë një fazë të shkatërrimit të ndërtesave në bregdet. Nga legalizimi duhet të vendoset një taksë në këto vende. Kjo tregon që ai nuk e njeh fare rajonin”, - deklaroi ministri i Punëve Publike.

“Piramida të rinovohet dhe pjesa e jashtme të përdoret për rrëshqitje nga lart poshtë. Të mblidhen 10 ekspertë të shquar të arkitekturës për tu mësuar kalamajve të Tiranës se rrëshqitja është nga lart poshtë dhe atë e dinë prej vitesh nuk hahet”, - tha Olldashi gjatë konferencës për shtyp.

Olldashi ka folur edhe për propozimet e arkitektëve në lidhje me piramidën dhe vilën 31, e njohur edhe si “vila e Enver Hoxhës”.

Për Olldashin propozimi tjetër është edhe më filozofik. “Propozimi tjetër. Tek vila e Enver Hoxhës inovatorët dhe filozofët të bëjnë seminare dhe të rrijnë tre muaj aty. Imagjinoni se çfarë propozimesh do të bënte zoti Rama pasi të dilte nga dhoma e gjumit të Enver Hoxhës”, - ka deklaruar Olldashi.

“E gjithë konferenca është një takim klientësh, është një rithirrje në punë e klientëve të bashkisë së Edi Ramës. Se si po përgatitën ta ndajnë Shqipërinë nesër këta klientë merreni me mend vetë”, - ka përfunduar daljen para medias, kreu i ministrisë së Punëve publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë