TIRANË – Kandidati në garën e kryetarit të PD-së, Sokol Olldashi ka deklaruar dje nga Sukthi i Durrësit gjatë takimit me anëtarët e partisë së tij se “me një kryetar të PD-së, që lufton në Kuvend, ne nuk do të kemi objektiv tjetër përveçse ta rrëzojmë kundërshtarin brenda dy vjetësh. PD-ja nuk mund të kurdisë orën dhe të qëndrojë në pritje, por duhet me urgjencë të kthejë në kapital opozitar çdo lëvizje kundër kundërshtarit politik.”
Lidhur me garën në Partinë Demokratike, Olldashi tha se “një avantazh që kam në këtë garë është eksperienca opozitare. Të gjithë ata që janë anëtarë të vjetër të Partisë Demokratike dhe militantë të vjetër, e dinë që një parti në opozitë vepron krejt ndryshe nga një parti në pushtet.
Avantazhi i tretë është të qenit në Parlament. Debati politik atje e ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet,”- ka theksuar ai.
“Ne e kemi parë këto vite, kur ne kemi qenë në pushtet se sa i pabarabartë ka qenë debati në parlament. Ju të gjithë e dini që në asnjë ditë të vetme, në asnjë seancë të vetme Sali Berishën, nuk e konkuroi kush në Parlament. Sepse nuk kishte asnjë autoritet që t'i diltë përballë Berishës. Tani duhet të shikojmë inversin, aty do të jetë kryeministri i atyre dhe duhet patjetër që aty të jetë kryetari i opozitës.
E fundit që është avantazh, është koha,”- ka përfunduar Olldashi. – “Unë e kam të gjithë kohën në dispozicion të reformës dhe ristrukturimit të Partisë dhe Partia Demokratike në këtë moment ka nevojë për shumë kohë, sepse ka nevojë për shumë reformime dhe ristrukturime, të cilat duhet të ndiqen me precedencë.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com