Olldashi me Zhan Tod:
Do ulim me 30-50 % aksidentet

Olldashi me Zhan Tod:<br />Do ulim me 30-50 % aksidentet
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi angazhohet për uljen me 30-50 % të numrit të aksidenteve brenda dekadës. Olldashi është takuar sot me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit Zhan Tod.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp Olldashi theksoi se e ka njohur zotin Tod me masat e ndërmarra nga qeveria për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe reduktimin e numrit të aksidenteve në vend.

“I bëra një panoramë zotit Tod për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e kodit rrugor, rritjen e financimeve për sinjalistikën në rrugë etj.” ka theksuar Olldashi. Sipas ministrit, strategjia e miratuar për sigurinë rrugore ka për qëllim reduktimin e aksidenteve në masën 30-50 për qind.

Zhan Tod është shprehur i lumtur që vizitonte Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Zhan Tod në Tiranë është lançimi i dekadës se veprimit për sigurinë rrugore 2011-2020. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)