TIRANË - Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës do të nisë në fillim të vjeshtës së këtij viti, heqjen e depozitave të ujit nga pallatet e kryeqytetit. Depozitat sipas ministrit Sokol Olldashi, do të jenë të panevojshme, pasi do të arrihet furnizimi me ujë 24 orë në 24 për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Në inspektimin e realizuar në një nga depot më të mëdha të ujit në kryeqytet, në zonën e Qytetit Studenti, Olldashi u shpreh se projekti pilot do të nisë fillimisht vetëm në një zonë të kryeqytetit.
Sipas ministrit Sokol Olldashi ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka kryer investime prej 600 milion lekësh, ku nga 470 prej tyre janë investuar nga buxheti i vetë Ujësjellësit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com