Olldashi s’zëvendësohet
dot nga Topalli e Bode

Olldashi s’zëvendësohet<br />dot nga Topalli e Bode
TIRANE- Largimi i parakohshëm i Sokol Olldashit nga jeta pa diskutim që ka lënë një hapësirë shumë të madhe të konsiderueshme bosh në PD. Boshllëk i cili është shumë e vështirë që të zëvendësohet për shumë e shumë kohë, për shkak të karizmës, mbështetjes dhe kontributit që ka dhënë ai në këtë parti, vlerësim i cili në kundërshtim me rregullat e partive në Shqipëri, nuk vinte nga lart poshtë por nga poshtë lart. Ndërsa Shqipërisë i humbi një nga zërat më potentë politikë të momentit në skenën politike opozitës, PD në veçanti i humbi zëri ndryshe, disidenca e moderuar dhe fine, i humbi fjala dhe zëri.

Kjo vihet re dhe në lidershipin e PD dhe tronditjen e ekuilibrave dhe balancave mes grupeve dhe klaneve rivale në këtë parti, të cilat kishin marrë jetë pas dorëheqjes së Berishës nga drejtimi dhe vendosjen në kolltukun e tij që e mbante prej 23 vitesh të Lulzim Bashës, njeriut të mbështetur nga ish-lideri historik. Balanca që e mbante fort Olldashi, kryesuesi i grupit më të fortë brenda PD përballë kreut aktual Basha e që arrinte të bashkonte dhe nëngrupet e tjera, përfshi dhe atë të Bodes ish-ministër i Financave dhe kryesisht Topallit ish-kryetare e Kuvendit, kjo e dobësuar mjaft pas shkatërrimit të bërthamës së deputetëve të Shkodrës nga Berisha që po përgatiste ardhjen në krye të partisë të benjaminit të tij Lulzim Basha, tashmë është prishur.

As zëvendësimi i Olldashit në Kuvend me kandidatin e radhës që mund të jetë mjeku i paanshëm dhe pak i mbështetur te Berisha, ish-drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj dhe as Irma Idrizi, një kandidate e panjohur që me sa duket as klauzola e përfaqësimit të femrave në Kuvend nuk mund ta zhvendosë nga vendi i 12-të në vendin e 5-të të listës rajonale të qarkut të Fierit, nuk mund të lëvizin ekuilibrat e brishta të vendosura nga klanet brenda PD. Përkundrazi do të thellojë akoma më tej “gropën” në grupet kundërshtare të kreut të kësaj partie Lulzim Basha. Mësohet se grupet kundërshtuese brenda PD me ndarjen e papritur dhe tragjike nga jeta e “udhëheqësit” të tyre deputetit Sokol Olldashi, janë të tulatura dhe me sa duket ende nuk mund të mbushet vendi vakant i disidencës brenda partisë i lënë prej tij.

As Topalli, as Bode dhe askush tjetër nuk mund të marrë përsipër të udhëheqë këto grupe kundër Bashës, i cili me sa duket dhe nëse humb zgjedhjet vendore të vitit 2015 por dhe ato parlamentare të vitit 2017 do të qëndrojë i pashqetësuar në krye të kësaj partie, duke pritur i qetë kur të bjerë qeverisja e majtë e drejtuar nga Edi Rama dhe mbështetur nga Meta.
 
Fier
Në zgjedhjet e kaluara, Olldashi kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit. Pas tij vinte Mesila Doda, Kosma Dashi, Shpëtim Idrizi, Bedri Mihaj etj.

Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit