TIRANE- Pak pas mbylljes së procesit të votimit për kreun e ri të Partisë Demokatike, kandidati për këtë post, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka bërë pubike një prej problemeve më të mëdha të këtij procesi, siç ishte mosruajtja e fshehtësisë së votës.

Olldashi ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook” se ka votuar në fletën me numër 040213, numër i matrikuluar serie i cili ndodhej në fund të fletës së votimit, duke identifikuar lehtësisht se për kë ka shkuar vota e tij.

Një status i pazakontë ky, i cili është bërë edhe më ironizues e tallës kur Olldashi shkruan: “U uroj suksese të gjithë kandidatëve rivalë”, në një kohë kur zyrtarisht përballë tij qëndron vetëm Lulzim Basha duke lënë hapësirë për spekullim se po aludon që pas Bashës po qëndrojnë edhe figura të tjera në krye të PD-së.

Ministri Olldashi thotë se për asnjë moment nuk ka pasur në dorë listën e votuesve, ndërsa kërkon se ç’ka ndodhur me këtë listë në Tiranë.

“U kërkoj ndjesë atyre mijëra demokratëve që nuk votuan dot, sepse nuk gjetën emrin në listë. Ky është një problem, përmasën e të cilit e kam patur të panjohur, pasi, për asnjë moment nuk pata në dispozicion listën e votuesve. Duke ditur që në Tiranë kishte një shtesë prej rreth 2500 personash, mendova se ishte pikërisht ky kontigjent. Mesa duket paska qenë një kontigjent tjetër, që mbetet për t'u parë ç'është. Këto janë probleme që nuk kanë lidhje me rezultatin, por mbeten probleme edhe nëse nga kutitë raporti i votave del 90 me 10 për Sokol Olldashin”, përfundon kandidati për kreun e PD.

olldashi fb
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)