Olli: Në Tiranë bien pemët, Veliaj shijon fundjavën

Kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, akuzoi dje institucionet e shtetit dhe drejtuesit e tyre se, “si gjithmonë shkojnë me pushime, duke i braktisur qytetarët”. “Në njësinë numër 6, në Kombinat, një pemë ka rënë prej disa orësh, duke zënë nën të një makinë, por strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe kryetari Veliaj shijon fundjavën, pas pushimeve të gjata të fillmvitit në Sri Lanka”, ka shkruajtur Olli në Facebook, mbrëmjen e djehsme. “Njq tjetër pemë, në afërsi të TEG ka bllokuar aksin nacional Tiranë-Elbasan, por askush nga institucionet pergjegjëse nuk ka shkuar në vendngjarje”, shton ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës