Olli: Puna e Veliajt në një vit në
 Bashki, projekte betonizuese 

Olli: Puna e Veliajt në një vit në<br /> Bashki, projekte betonizuese 
Partia Demokratike ka deklaruar se Erion Veliaj sëbashku me bandat kriminale po vijon tjetërsimin e projekteve nga lulishte për në projekte betonizuese.

Kryetari i gupit këshilltar të PD në bashki, Nard Olli është shprehur se projekti i stadiumit me kullë, pas betonizimit të sheshit do të kthehet në selinë qëndore të Veliaj dhe bandave kriminale të tij.

Ky ambient të cilin ju e shikoni pas nuk ka qenë i përfshirë fare në ato ambiente të cilat do të ishin të destinuara për parking. Tashmë Veliaj si noter përfundimtar i mafias së qeverisë dhe bandave të betonit, të lidhura ngushtë, po tenton në zhvendosjen graduale të destinacionit nga lulishte drejt një elementi të betonizuar sikundërse e ka shumë për zemër dhe shumë shpejt selitë e bandave kriminale të lidhura me pushtetin do të kenë pranë stadiumit me kullë ose kullës me stadium, do të kenë edhe selinë e tyre por të vijuar të qetë veprimtaritë e tyre kriminale. Kjo do të kundërshtohet me të gjithë mjetet dhe forcën e ligjit që na japin si kuadër ligjor, por besoj edhe zari i qytetarëve” tha Olli.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi