Olli: Rama t'i tregojë publikut
lidhjet e tij me Arben Frrokun

Olli: Rama t'i tregojë publikut <br />lidhjet e tij me Arben Frrokun
TIRANE - Ministria e Brendshme dha sot një deklaratë për mediat nga ku zëdhënësi i saj, Leaonard Olli akuzoi liderin e opozitës Edi Rama se është vetë ai i cili ka lidhje me biznesmenin Arben Frroku, të akuzuarin e vetëm nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj 4 ditë më parë.

Olli iu drejtua me pyetje kryesocialistit Rama për të zbardhur takimet që ai ka pasur me Frrokun, akuzat që deputeti socialist Saimir Tahiri ka hedhur ndaj kryekomisarit si dhe premtimet e Ramës se do ta bënte deputet biznesmenin Arben Frroku. Olli deklaroi se qëllimi i opozitës është prishja e hetimit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

“Rama a nuk ishin ju që dërguat Tahirin në mbrojtje të të akuzuarit...a s’ishte Tahiri ku akuzonte shefin e komisariatit si bandit? Pse vetëm dy javë më parë ju i premtuat se do e bënit deputet...përse pas takimit me Frrokun Tahiri ka takuar te “Dy kullat” nga ora 20:00 - në 02:00 të mëngjesit, për çfarë është biseduar...përse ky ngut për foton tani në mes të procesit hetimor? Pranoje që është prishja e hetimit qëllimi yt...faktin që lokalin e tij e kishte në Kombinat dhe atje organizoje fushatën elektorale”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Në përfundim të deklaratës për shtyp, Olli theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur të përballet me krimin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia