Olli:Veliaj është pjesë e mafies
së betonit dhe aferave korruptive

Olli:Veliaj është pjesë e mafies<br />së betonit dhe aferave korruptive
Kryetari i grupit të këshilltarëve të partisë Demokratike në Këhsillin Bashkiak të Tiranës, ka reaguar ndaj punimeve që po kryhen në Liqenin Artificial, ku e ka konsideruar kryebahskiakun Veliaj si pjesë të mafies së betonit dhe të aferave korruptive.
 
Këtë reagim, Leonard Olli e ka bërë në rrjetin social “Facebook” ku ka shtuar se Veliaj po mundohet të mbulojë gjurmët, duke u fshehur pas një parku për fëmijë.
 
Sipas Ollit shqetësim i tij është të zbatojë planin për shkatërrimin e të vetmes mushkri të gjelbër të kryeqytetit, që nuk mundi ta prekte as kryetari ‘de facto’ i Bashkisë dhe shefi i tij politik Rama,sa ishte në Bashki, por guxoi si kryeministër.
 
Olli i kërkon kryetarit të bashkisë të thotë se kur i ka paraqitur në Këshillin Bashkiak Tiranë projektet në fjalë, duke i kujtuar kryebashkiakut se nuk mund të jetë mbi ligjin dhe qytetarët.
 
Ja deklarata e tij
Veliaj si pjesë integrale e mafias së betonit
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe aferave korruptive jo vetëm që nuk ndjen asnjë pendesë për barbarinë e paralajmëruar ne hapësirën e Liqenit Artificial, por turpshëm po përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit, fshehur pas një parku për fëmijë. Në malinjitetin e tij, ashtu sikundër abuzoi me “betejën” për të drejtat e romëve, sot po abuzon në emër të fëmijëve. Ky njeri cinik nuk ka as më të voglin shqetësim jo vetëm për fëmijët, por për askënd. I vetmi shqetësim i tij është të zbatojë pa as më të voglin shqetësim dhe hezitim planin për shkatërrimin e të vetmes mushkri të gjelbër të kryeqytetit, që për hir të së vërtetës, nuk mundi ta prekte as kryetari ‘de facto’ i Bashkisë dhe shefi i tij politik Rama, sa ishte në Bashki, por guxoi si kryeministër. Por, sigurisht që me duart e Veliajt mafia e betonit, e kryesuar nga Rama, po godet edhe atë pjesë që gëzon një status të veçantë. Qartësisht, Veliaj, si pjesë integrale e kësaj bande, ndjehet i mbrojtur nga padroni i tij dhe prandaj guxon. Ky “qen sulmues” dhe tejet i bindur i Ramës, sikundër është përshkruar edhe nga diplomatët amerikanë në Shqipëri, sot po sulmon në terren gjithçka nuk mundi të betonizonte Rama. Ai njihet tashmë për shumë talente dhe ajo e akuzës ndaj opozitës është një prej tyre. Por, sot unë publikisht jo vetëm në emër të opozitës, por të gjithë qytetarëve, i kërkoj publikisht, nëse mundet të thotë vetëm një herë të vërtetën në jetën e tij: 
Kur i ke paraqitur në Këshillin Bashkiak Tiranë projektet në fjalë? 
Si mundet të zbatosh çfarëdo projekti, që ashtu si ky, kërkon miratimin e planit të ri vendor, të cilin nuk e ke hartuar ende dhe sigurisht që nuk mund të jetë i miratuar?
Pse ke frikë nga e vërteta dhe nuk jep asnjë informacion për këtë projekt?
Nëse nuk ke gjë për të fshehur, përse nuk ke informuar këshilltarët e djathtë për këtë projekt të kobshëm? 
Pse abuzon dhe shpërdoron penalisht detyrën dhe nuk jep informacionin që të është kërkuar zyrtarisht, që më, 20.10.2015, shkresën, Nr. Prot. 155/82, për dijeni edhe Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për një informacion mbi masterplanin rregullues të Liqenit Artificial të Tiranës dhe lidhur me zhvendosjen e komunitetit rom/egjiptian te vendosur prej disa vitesh në zonën pranë Liqenit”? Premtove se e bëje, por nuk e bëre kurrë. Ka vetëm një arsye dhe vetëm një përse nuk e bën! Nuk mund të jesh transparent pasi duhet të fshehësh gjurmët e krimit, pasi çdo vendimmarrje jote është antiligjore. Kjo është arsyeja e vetme që refuzon të japësh informacion jo vetëm për këtë rast, por edhe për shumë afera të tjera korruptive. Duhet të dish vetëm një gjë Erion Veliaj, nëse beson se je padrinoja i ri i Tiranës, je totalisht i gabuar. Ta kam thënë mjaft herë publikisht e po ta ripërsëris: Arroganca shkon kaluar, por kthehet gjithmonë më këmbë. 
Mendon se je mbi ligjin dhe qytetarët? Do ta kuptosh shumë shpejt nga sa mendon, ti dhe gjithë ata që ti përfaqëson, forcën e të dyve, por atëherë do të jetë shumë vonë!

Redakia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri