Olli-Veliajt: Në 5 muaj në bashki u
pasurove ti dhe vëllai me ryshfete

Olli-Veliajt: Në 5 muaj në bashki u<br />pasurove ti dhe vëllai me ryshfete
Kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Demorkatike në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka reaguar sot për punën 5 mujore në krye të bashkisë, nga kryetari Erion Veliaj, ku sipas tij, në këto 5 muaj më shumë është pasuruar vetë Veliaj dhe të afërmit e tij, sesa qytetarët e Tiranës.

Madje, Olli shkon më tej duke thënë se vëllai i kryebashkiakut Veliaj ka shtuar pasurinë e tij me trefishin e asaj që kishte deri 5 muaj më parë, ndërkohë që për qytetarët e Tiranës janë rritur taksat, ndërsa vetë Veliaj ka larguar nga puna 1 mijë punonjës, ka marrë ryshfete si dhe ka dhënë me konçension shumë pasuri publike.

Këtë reagim Leonard Olli e ka bërë në rrjetin social “Facebook” në të cilin ka theksuar se Erion Veliaj ka rritur çmimin biletës së transportit publik.

Ja mesazhi i tij i plotë në Facebook.
 
“Erion Veliaj, talenti per te mashtruar dhe guximi per te vjedhur. Ne 5 muaj vetem vendime qe shtojne papunesine dhe varferine, por rrisin pasurine e Veliajt dhe familjareve te tij. Vetem pasuria e te vellait eshte trefishuar nga puna e mire e "Lali" Erit. Ne 5 muaj hoqi 1000 persona nga puna, rriti tasat me 50 milion dollare, dha me koncesion parkun Rinia per te bashkndare mbi 500 milion dollare ne 35 vitet e ardhshme, mori rryshfet te majme per te rritur mesnaten e fundvitit çmimin e biletes, e cila cdo vit do te sjelle ne xhepat e Veliajt dhe ortakeve te tij 6 milion dollare qe u merren pa meshire qytetareve!”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit