Olsi Baze:E djathta në çast delikat
 Berisha të udhëheqë negociatat

Olsi Baze:E djathta në çast delikat<br /> Berisha të udhëheqë negociatat
Olsi Baze sekretari politik i Partisë Republikane ka shkruar sot në Facebook se opozita ndodhet në një moment mjaft të vështirë që është edhe shumë delikat për të përcaktuar të ardhmen jo vetëm të PD por edhe të së djathtës.

Po ashtu sipas Baze është e domosdoshme që në këtë moment çdo lloj negociate mes partive të djathta të udhëhiqen nga lideri historik i së djathtës Sali Berisha.

Statusi i plotë i Olsi Baze në Facebook

“Në situatën që është krijuar në mesin e opozitës gjykoj se ka mbetur një rrugë. 
Sali Berisha duhet të udhëheqë si lider historik i të djathtës negociatat e partive të djathta dhe të çdo kualicioni te mundshëm të së djathtës. Largimi i PDIU dhe largimi mëse i mundshëm i PR është një çast shumë delikat dhe precedent i rrezikshëm për të ardhmen jo vetëm të PD por edhe të së djathtës."

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve