Olsi Rama zyrtarisht drejtor
i Partizanit, gati prezantimi 

Olsi Rama zyrtarisht drejtor<br />i Partizanit, gati prezantimi <br>
TIRANE-Olsi Rama pritet të marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm te klubi i Partizanit në ditët në vijim. Lajmi konfirmohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi për Report Tv. Ish- basketbollisti Olsi Rama është vëllai i kryeministrit, Edi Rama. Pak ditë më parë Olsi Rama nisi një kurs për ‘Drejtor Sportiv’ në Federatën Shqiptare të Futbollit për të qenë gati në aventurën e re në drejtimin e të kuqve.

Me ardhjen e Sulejman Starovës si trajner pas shkarkimit të lulianos dhe Olsi Ramës në postin e drejtorit të përgjithshëm zbehet akoma më shumë roli i italianëve në ekipin e Partizanit, ndërsa i vetmi që ka mbetur është Moxhi në rolin e këshilltarit. Por edhe Moxhi sa vjen është edhe më larg ekipit të kuq pas dështimit në nisjen e kampionatit pasi merkato rezultoi e dështuar. 

 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Çaça: Lufta e brendshme e PD-së ndodh edhe sepse nuk besojnë te fitorja e zgjedhjeve, e kundërta ndodh te PS-ja!

Çaça: Lufta e brendshme e PD-së ndodh edhe sepse nuk besojnë te fitorja e zgjedhjeve, e kundërta ndodh te PS-ja!