Olta Ahmetaj: "Jeta ime mes
binjakëve dhe baletit"

Olta Ahmetaj: binjakëve dhe baletit"">
Balerina Olta Ahmetaj, përmes një interviste për rubrikën “Pink Report”, rrëfen të rejat më të fundit sa i përket fushës profesionale, por edhe bekimit me dy binjakë, të cilët duket se ja kanë ndryshuar jetën. Në këtë rrëfim, Olta nuk lë pa përmendur as marrëdhënien e saj me Fabianin e grupit “Produkt 28”, e cila ka arritur në nivele të tjera.
 
Diçka rreth palestrës si po ecën, cilat janë disiplinat, grupmoshat që e preferojnë?

Për momentin kemi vetëm grupmoshën e fëmijëve akoma nuk kemi filluar me të rriturit duke qenë që unë kam dy të vegjël në shtëpi, të cilët ende nuk po më lënë të përkushtohem tërësisht punës. Për këtë arsye kemi filluar me fëmijët, janë disiplina të ndryshme janë modernet janë latinet është klasikja, modernia dhe baleti klasik duke qenë edhe si disiplina por edhe si ndarje grupmoshash, megjithatë avash avash edhe palestra jonë do të nisi të hapet për të gjitha grupmoshat
 
Baleti është një tjetër formë që tashmë ëhstë vënë në lëvizje. Është shtuar interesimi ndaj baletit?

Në fakt, do të thoja se është shtuar goxha interesimi i të rinjve pasi i fëmijëve ka qenë gjithmonë, duke shfaqur gjithnjë interes dhe sidomos prej vajzave të vogla. Ndërkohë për të rinjtë nuk ka qenë e njëjta gjë por mund të them se ky interesim është shtuar goxha duke specifikuar kërcimet latine dhe zumba.
 
Po përsa i përket jetës tuaj private, e cila nuk është lënë asnjëherë janë vëmendjes së mediave. Në fakt ka pak kohë që jeni bërë nënë me dy binjakë, do të doja të dija diçka më shumë rreth lindjes së tyre përkujdesjes në këto muajt e parë?


Muajt e parë kanë qenë totalisht mbyllur në shtëpi. Gjatë gjithë kohës jam kujdesur për ta dhe normalisht e gjithë vëmendja ka qenë tek ata.
 
Si ishte impakti i parë kur mësuat se ishin dy në fakt dhe jo një?

Të them të drejtën ka qenë habi, impakti i parë ka qenë totalisht gojëhapur. Pastaj u ambjentova me idenë dhe tani jam super e lumtur që ishin dy.
 
Gjithashtu dimë që Fabi ka asistuar gjatë lindjes së tyre, si u gjend në këtë situatë?

Nuk e di, kishte me shumë qef të asistonte pasi mendonte se do e trembte pamje do e trembte situata. Por, ai e ka përjetuar jashtëzakonisht mirë dhe mund të them se ishte pozitive që ishte në lindje, pasi mua më erdhi një pikë që në fakt nuk dëgjoja më askënd përveç Fabit, dhe shyqyr që ishte i pranishëm.


 
Cili është më i lëvizur nga të dy, cili ju shkakton pak më shumë “probleme”?

Ai që është më i vogël (qesh). Ai që ka lindur 10 minuta më vonë dhe që ka qenë më i vogël në peshë që në shtatzëni dhe është akoma më i vogël në peshë.
 
Keni njëfarë ndasie të tipit në fakt që i madhi është i babit, diçka e tillë apo i keni njëlloj?

Në paraqitje le të themi që i madhi është i mamit  dhe i vogli është i babit, por është e vështirë pasi përditë të dy marrin tipare të ndryshme të njëri-tjetrit.
 
Ndërkohë, është komentuar edhe fakti që ndoshta do ti ndani të dy edhe në aspektin professional?

Ta shohim mbase nuk bëhet asnjëherë as balerin as këngëtar. (qesh)
 
Do ja të ndalesha pak tek projektet e të dyve, pasi punoni në të njëjtin ambient, në të njëjtën media. Si ka qenë kjo pjesa kur të dy punoni në të njëjtën media por në  sektor të ndryshëm?

Na ka munguar mjaft të punojmë sërish bashkë. Zakonisht të gjithë na thonë që nuk punohet në të njëjtin vend. Nuk kuptohesh po të jesh në të njëjtën shtëpi dhe në të njëjtin vend pune. Për ne nuk ka qenë kështu, madje e kemi ndjerë mungesën e njëri-tjetrit, sidomos këto 5 ose 6 muajt e fundit ku unë kam qenë në shtëpi dhe Fabi ka qenë në punë. I kemi munguar mjaft njëri-tjetrit.
 
Që në fillim të lidhjes e deri tani keni hasur probleme pasi të dy jeni artistë dhe kuptohet që është një profesion disi më ndryshe nga të tjerët. Si e keni menaxhuar?

Jo në fakt sepse edhe menaxhimi i lidhjes ka qenë njëlloj si menaxhimi i punës. Na ka ardhur natyrshëm e gjitha.
 
Që do të thotë se është më mirë të jenë në të njëjtin profesion?

Për mua është vërtetë shumë mirë. (qesh)
 
Diçka sa i përket projekteve tuaja të reja?

Kemi shumë projekt-ide. Ideja është se kur do të realizohen por, nuk jemi duke u shpejtuar për të realizuar ato projekte që edhe unë e kam lënë përgjysëm. Gjithashtu edhe Fabi do t’i futet disa projekteve  të reja dhe të vjetra që ai ka lënë përgjysëm.
 
Po sa i përket “Produkt 28” do të kemi ndonjë rikthim të bendit pasi ka mjaft kohë që nuk publikojnë diçka të re?

Ajo është një pjesë që i takon “Produkt 28”, pasi nuk di të ta them nëse do të publikojnë një këngë apo një album të ri. Është pjesë që ju takon atyre.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare