Olta Xhaçka i përgjigjet Blushit:
Edi Rama është zgjedhur dy herë

Olta Xhaçka i përgjigjet Blushit:<br />Edi Rama është zgjedhur dy herë
Menjëherë pas deklaratës së Ben Blushit, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila ka theksuar faktin se Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama është zgjedhur dy herë në krye të kësaj force politike, duke lënë të nënkuptohet se çështja është ezauruar.
 
Rama ka fituar zgjedhjet me reformat që ka bërë. E gjithë vëmendja është e fokusuar tek reformat”, ka thënë Xhaçka.
 
Kjo përgjigjie e Olta Xhaçkës ka ardhur pas deklaratës me akuza të Ben Blushit, ndaj Edi Ramës menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Prononcimi i plotë i deputetes Olta Xhaçka
Përsa i përket debatit të sotëm mendoj që është një debat i cili në shumë vende ku kryetari i tyre zgjidhet me parimin ‘një anëtar një votë’, e kanë zgjidhur.

Rasti më i mirë për t’u përmendur është ai i laburistëve, ku Tony Blair qeverisi vendin për thuajse 11 vjet, dhe një debat i tillë në partinë e tyre nuk ndodhi kurrë.

Padyshim jemi të gjithë për parimet të cilat i japin epërsi Partisë Socialiste dhe e bëjnë një forcë emancipuese dhe modernizuese, sikurse janë respektimi i statutit, apo parimet e kolegjialitetit të demokracisë. Por një debat i tillë në mes të reformave më të rëndësishme që synojnë ta fusin vendin në shinat e ligjshmërisë dhe demokracisë; një debat i tillë në kushtet kur Edi Rama me emrin e tij, nën siglën e partisë ka fituar bindshëm dy palë zgjedhje, ka marrë votat e më shumë sesa thjeshtë socialistëve, ka marrë votat e shqiptarëve për të jetësuar një vizion, siç e thashë dhe e theksoj, për ta futur vendin në shinat e ligjshmërisë; një debat i tillë, në këto kushte dhe në këtë moment mendoj që është i papërshtatshëm.

Padiskutim që Kongresi duhet ta interpretojë statutin, do të ketë një votëbesim të kryetarit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Por që ky debat të marrë kaq shumë rëndësi apo vëmendje në një moment kur argumentet për ekonominë dhe reformat duhet të jenë pro dhe në mbështetje të qeverisë, ky debat nuk duhet të marrë kaq rëndësi sa sot. Besoj që është i papërshtatshëm, në kushtet kur ‘Po’ ne jemi pro respektimit të statutit, jemi pro respektimit të parimit të kolegjialitetit, të demokracisë brenda Partisë Socialiste. Do të ketë një votëbesim të kryetarit  dhe zhvillimet e Kongresit do të jenë shumë të rëndësishme. Por reformat dhe qeverisja e vendit janë shumë më të rëndësishme sesa ky debat që po bëhet sot, që po merr një vëmendje të pamerituar.  

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois