Olta Xhaçka: PD fabrikon akuza, 
qeveria bën punën e duhu

Olta Xhaçka: PD fabrikon akuza, <br />qeveria bën punën e duhu
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka i ka konsideruar akuzat e Partisë Demokratike si fabrikime të vetë asaj, ndërkohë që ka shtuar se qeveria është duke bërë punën e duhur.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka ka shtuar se, ka dy vite që PD vijon akuzat me shpifje, por qeveria për t’iu përgjigjur çdo pyetje që ajo bën, ka hapur edhe një portal për t’iu dhënë fakte e prova për të kundërtën.

Ajo ka thënë se, PD nuk i shikon dhe nuk i lexon përgjigjiet që qeveria jep për çdo akuzë që PD fabrikon, ndërkohë që prej muajsh kjo forcë politike ka nisur një seri baltosje për kompanitë vendase e të huaja.

Ja deklarata e plotë e Olta Xhaçkas
Janë bërë dy vjet në opozitë dhe Partia Demokratike na ka mësuar tashmë të gjithëve se për çdo gjë që bën qeveria, Shqupi vë kujën dhe bërtet skandal. Por e vërteta është se sa herë Partia Demokratike flet për skandale, qeveria është duke bërë punën e duhur.

Aq shumë baltë hedhin çdo ditë, mbi çdokënd dhe çdo gjë, aq shumë akuza fabrikojnë vetë nga zyrat e Shqupit, sa që qeveria ndërtoi edhe një portal,transparenca.al, për t’i dhënë përgjigje baltës së tyre dhe për të informuar publikun. Por fakti është që Partia Demokratike as nuk ka ndërmend të dëgjoje, as nuk merr mundimin të lexojë përgjigjet, pas çdo dite ka gati një shpifje të re, ka gati të fabrikuar një akuzë të re. Gjithmonë në shërbim të strategjisë së tyre, hidh sa më shumë baltë se në fund diçka mund të mbetet.

Prej muajsh Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë baltosjeje ndaj biznesit vendas, një fushatë që nuk është parë e nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës. Së fundmi, me sa duket, paskan vendosur të sulmojnë dhe baltosin edhe bizneset e huaja, që kërkojnë të investojnë para e të hapin vende të reja pune në Shqipëri.

Kjo është partia ne emërtim demokratike! Aq demokratike sa nuk e ka për gjë as të sulmojë biznesin, as të sulmojë, shajë e baltosë edhe çdo person, gazetar, analist, çdokënd që mendon ndryshe nga ajo.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit