Ditën e sotme deputetët e Republikës së Shqipërisë janë mbledhur sërish për të zhvilluar seancën plenare, por edhe kësaj here në mungesë të opozitës.
Fotografi Agim Rama ka shkrepur disa momente shumë interesante nga seanca.
Në njërën prej fotove duken dy ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, të cilët po flasin me njëri-tjetrin duke shkëmbyer edhe të qeshura. Të shoqëruara me njëra-tjetrën janë edhe dy ministret Olta Xhaçka dhe Etilda Gjoni, të cilat ndryshe nga ministrat janë më serioze në fytyrë.
Por fotoja më pikante e ditës është ajo mes dy deputetëve Alket Hyseni dhe Vasilika Hysi. Në foto duket Hyseni, i cili i tregon në celularin e tij, një foto të Vasilikës.
Të qeshura me Gjiknurin ka shkëmbyer edhe kryeparlamentari Ruçi dhe kryeministri Rama. Në tërësi, në fotot e shkrepura socialistët janë shfaqur të qeshur dhe pa tension, ndoshta kjo edhe nga mungesa e opozitës.