Omicron dominon në Shqipëri, situata në Durrës dhe Gjirokastër! Mjekët: Situata me shtrimet në spitale normale! Vaksina 'aleate' për ta kaluar më lehtë

Qendrat shëndetësore dhe mjekët e familjes po përballen me fluks të sëmurësh në Durrës, prekur nga gripi A, virozat apo COVID 19. Aktualisht janë 1120 të infektuar me COVID 19, prej tyre 15 të shtruar në spital.

"Kemi rritje të konsiderueshme, por pozitive është se rastet janë të shumta por me klinika të menaxhueshme. Pra nuk ka shumë të hospitalizuar. Ka shtrirë që gjerë në të gjitha grupmoshat, më të shumtë janë fëmijët", shprehet për Report TV, Aurora Hyka,drejtoreshë e Shëndetit publik në Durrës.

Gripi i stinës dhe Covid 19 varianti Omicron kanë simptoma shumë të ngjashme, si temperaturë, dhimbje fyti, kollë me sekrecone dhe diarre. Për të përcaktuar diagnozën përdoren testet e shpejta dhe tamponët.

"T ë ndajmë nëse është virozë apo COVID nuk  mund të përcaktohet me vizitë, duhet bëre testi për COVID-19. Nëse del pozitiv është pozitiv, por nëse testi del negativ jo gjithmonë është negativ, se varet se në cilën ditë e bën pacienti testin. Simptomatika pothuajse është e njëjtë, me dhimbje fyti me temperaturë. Janë forma të menaxhueshme që mjeku i familjes i ndjek në familje, ndërsa rastet në spital janë më të pakta", shprehet Tristana Dhuli, mjeke pranë qendrës shëndetësore nr 2 në Durrës.

Në këtë qendër kryhen deri në 50 vizita në ditë, ndërsa të sëmurët janë të të gjitha moshave.

Gjirokastra është vatra e tretë më e nxehtë e koronavirusit, pas Tiranës dhe Durrësit. Numërohen 500 të infektuar javën e fundit.

"Sigurisht ka disa shkaqe, e para është dalja e variantit të ri omicron sepse ka infektueshmëri të lartë. Vaksinimi është armë më e fortë, për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Sigurisht vaksina nuk ul transmetueshmërinë, por sëmundja kalon më  lehtë", shprehet për mikrofonin e Report Tv, Bledar Ahmetaj shef i Shërbimit Paresor ne NJVKSh, Gjirokastër.

Varianti i ri i Covid-19, Omicron po përhapet me shpejtësi, ndaj mjekët apelojnë për vaksinim te qytetareve si dhe zbatim rigoroz te masave.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së