Omicron 'prish' Krishtlindjet, mbi 4.500 fluturime u anuluan në gjithë botën

Omicron 'prish' Krishtlindjet, mbi 4.500 fluturime u anuluan në gjithë botën

Linjat ajrore në mbarë botën anuluan më shumë se 4.500 fluturime gjatë fundjavës së Krishtlindjes dhe mijëra të tjerë janë shtyrë për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Sipas faqes Flightaware.com që gjurmon transportuesit e linjave ajrore, vetëm ditën e djeshme janë anuluar 2.401 fluturime, ndërkohë që 1.500 janë shtyrë dhe rreth 10.000 të tjera janë nisur me vonesë. Ndërkohë rreth 600 fluturime janë parashikuar të anulohen për ditën e nesërme.

Ndër transportuesit e parë amerikanë që raportuan një valë anulimesh të fundjavës ishin United Airlines dhe Delta Air Lines (DAL.N), të cilat anuluan gati 280 fluturime vetëm të Premten, duke argumentuar se personeli ishte infektuar me COVID. 

Trafiku ajror brenda Shteteve të Bashkuara dhe në vendet e tjera përbënte më shumë se një të katërtën e të gjitha fluturimeve të anuluara gjatë fundjavës.

Të dhënat nga Flightaware tregonin se kompania United u desh të anulonte rreth 200 fluturime më 24 dhe 25 dhjetor. Kompania Delta anuloi rreth 260 fluturime të shtunën dhe rreth 170 të premten duke shtuar se “shfrytëzoi të gjitha resurset”.

Ndërkaq më së shumti fluturime të anuluara pësuan kompanitë kineze, me 480 fluturime të cilat i takonin vetëm kompanisë, China Eastern derisa, Air China anuloi rreth 15 për qind të udhëtimeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja